Tomori U19 e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon të ri në Kategorinë Superiore duke pësuar kështu edhe humbjen e tretë. Për shkak të largimit të disa futbollsitëve të sezonit të shkuar skuadra e të rinjve beratas po has vështirësi në këtë fillim sezoni.

Këtë fundjavë Tomori pëson edhe humbjen e tretë dhe këtë herë në shtëpi ndaj Shkëndijes së Durrësit.

Janë miqtë që shënojnë të parët me Gecaj në fillimin e ndeshjes. Barazimi vjen me sulmuesin Lirëza pas një asisti të kapitenit Kumani. Por durrsakët e mjeshtërisë kalojnë sërish përpara me Kuqin.

Kështu mbyllet ky fraksion i parë loje ndërsa në të dytin është Tomori që  e nis më mirë duke patur edhe rastet e veta. Por nëse nuk shënon e pëson dhe kështu ndodhi edhe në këtë sfidë me Berishën që vulos fitoren e miqve.

Vendasit kontestuan së tepërmi gjykimin e treshes fierake të drejtuar nga Agolli./Berati. TV

Tomori 1-3 Shkëndija D.

Shënues: Lirëza 20’/ Gecaj 7’, Kuqi 23’, Berisha 63’

Tomori U19: Memlika, Tahiraj, Nasufi, Toska, Kanani, Karakashi(Kosova 64’), Gërmau(Zylali 86’)Manaj, Kumani, Kovaçi, Lirëza. Tr. I. Droboniku

Shkëndija D. U19: Laroshi, Kameri, Hidri, Tabaku, Hoti, Hoxha, Kërtushi(Berisha 15’), Bani(Paja 77’), Gecaj, Kuqi(Bubku 85’), Brahilika. Tr. A. Kërçova

Kartonë të verdhë: Gërmau, Kovaçi, Kumani, Zylali/ Hidri, Brahilika, Paja

Gjqtarë: Xh. Agolli, N. Përmeti, E. Mehmetaj(Fier)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re