Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë përfunduar punimet për Bypass-in e Shkodrës në segmentin e parë.

Rama shprehet se ashtu si kudo u desh të shihej nga fillimi projekti duke ironizuar kundërshtarët politikë, teksa shkruan se atyre “ua ka hangër dhia librat”.

“Mirëmëngjes, dhe me bajpasin më në fund të përfunduar të Shkodrës në segmentin e parë, ku si kudo u desh riparë krejt projekti që na lanë ata të cilëve ua “ka hangër dhia librat” ka kohë, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë kryeministri dhe publikon pamjet e mëposhtme.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re