I pyetur nëse do të pranojë bashkëqeverisje me Ramën pas 25 prillit, kreu i opozitës u përgjigj:

Rama e di çfarë e pret pas 25 prillit.  Pas 25 prillit, Edi Ramën nuk e pret asgjë tjetër përveç gjykimit qytetar dhe vendosmërisë sime për të bërë të mundur që drejtësia të bëjë të sajën dhe ta ndëshkojë për çdo krim dhe aferë korruptive që ua ka nxirë jetën këto 7 vite. Vetëm ky është shpëtimi i Shqipërisë jo vetëm nga përgjegjësi për këtë situatë, por nga kushdo tjetër që mund të mendojë pas tij se mund të bëjë çfarë ka bërë ai me shqiptarët dhe t’ia hedhë pa lagur.

Jo! 25 prilli nuk do të jetë thjesht dhe vetëm fillimi i një ndryshimi, por do të jetë fundi i pandëshkueshmërisë. Pushtetet janë ndërruar edhe më parë, por pandëshkueshmëria ka vazhduar. Pa diskutim, për këtë jemi përgjegjës dhe ne. E përsëris zotimin tim publik: kush ka vënë dorë në interesin publik të shqiptarëve, mbi pasuritë e shqiptarëve, mbi taksat e shqiptarëve dhe ka cënuar rëndë jetën, shëndetin, shpresën e tyre do të marrë ndëshkimin e merituar me ligj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re