Në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kërkoi nga KLGJ që të çojë përpara procesin, duke hapur garën për të gjitha vendet vakante në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Sipas saj, Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi duhet të çohen përpara, pasi janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Ne e kemi iniciuar reformën në drejtësi pas fitores sonë të 2013, me një komision model që përfshiu jo vetëm vullnetin e shoqatave dhe shoqërisë civile. Për sa i përket SPAK, 8 anëtarët u betuan, KLP emëroi drejtuesin.

Byroja e Hetimit do të fillojë së shpejti dhe ne presim me ngulm, që KLGJ-së të veprojë më shpejt për ngritjen e gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që janë shtyllë për domosdoshme për rrugën tonë.

Duhet t’i bëjmë si përgjegjësi ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë. Ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Të krijojmë një klimë politike për reformat, ngërçi jonë është lufta politike vetëm për pushtet këtu dhe jashtë. Për reformën zgjedhore vizioni ishte për depolitizim, por të detyruar nga frika e PD-së ulëm në atë tryezë për një proces që nuk bojkotohet nga opozita. Tani reforma në drejtësi dhe zgjedhore të çohen përpara”, deklaroi ajo.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re