Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar se po sheh shenja të “ndikimit” rus në trazirat e fundit në Kili, ku dy javë protesta dhe trazira kanë tronditur qeverinë e Presidentit Sebastian Pinare.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se kishte “indikacione të qarta” se disa njerëz po përdorin trazirat në Kili, të shkaktuara nga pabarazia dhe rritja e kostos së jetës, dhe po e abuzojnë atë duke manipuluar rrjetet sociale.

“Ne kemi tregues të veprimtarisë ruse në mbështetje të këtij drejtimi negativ të debatit”, tha një zyrtar pa emër, sipas Reuters.

Politikanët kilianë nuk kanë komentuar mbi këto vlerësime deri më tani. Rusia ka thënë më parë se nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Shtëpia e Bardhë raportoi më parë se Presidenti Donald Trump “dënon përpjekjet e huaja për të minuar institucionet, demokracinë apo shoqërinë kilian.”

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se ndërhyrja e huaj nuk ishte shkaku i vetëm i dhunës në të cilin autobusëve dhe ndërtesave iu vu zjarri.

Por ai shtoi se Rusia kishte kërkuar të “nxisë ndarjen, konfliktin dhe përgjithësisht të pengojë debatin e përgjegjshëm demokratik.”

Protestat antiqeveritare, të cilat filluan si përgjigje të rritjes së prej katër përqind të çmimit të transportit, u shndërruan në dhunë në rrugë më 19 tetor. Gjatë trazirave, 49 stacione metroje u shkatërruan dhe 26 autobusë u përfshinë nga flakët.

Në përpjekje për të frenuar përplasjet në rrugë, Presidenti Pinera njoftoi lëshime, duke përfshirë heqjen dorë nga rritja e çmimit të transportit. Ai gjithashtu premtoi dhe rritje të pagës minimale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re