Skip to content

Uashingtoni bllokohet nga shirat, evakuime dhe dëme materiale

190708 flooding mn 1305 1cb5e80f526587ff69eca22e4b2b4402.fit 560w

Shirat e vrullshme kanë bllokuar gjithë Uashingtonin, dhe po konsiderohen si më të mëdhatë që nga viti 1958.

Me një diametër prej 8.4 cm, shirat bllokuan aeroportin kombëtar “Reagan” në Arlington të Virxhinias, dhe duke ngritur alarmin për ndalim fluturimi.

Shërbimet e emergjencës në Uashington D.C. thanë se kishin evakuuar banorë të shumtë, kryesisht nga automjetet  ku ishin bllokuar. Moti i lig çoi në ndërprerjet e shërbimit në trenat e udhëtarëve gjithashtu.

Vërshimet, ndër më të mëdhatë të dëshmuara në këtë rajon, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por jo njerëzore për fat të mirë.