Administrata amerikane ka ulur statusin e diplomatëve të
Bashkimit Evropian në Uashington dhe për këtë nuk e ka informuar Brukselin –
thanë zyrtarët evropianë.

Ndryshimi në protokoll do të thotë se do të ketë më pak gjasa
që diplomatët e BE-së në Uashington të jenë të ftuar në ngjarje të profilit të
lartë dhe kjo do thitë se do jenë më pak të rëndësishëm se në kohën e
ish-presidentit Barack Obama.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian ka konfirmuar se protokolli
amerikan ka ndryshuar kohët e fundit rendin e përparësisë në listën
diplomatike, pa hyrë në detaje.

“Ne aktualisht po diskutojmë me administratën përgjegjëse për implikimet e mundshme për një delegacion evropian në Uashington”, tha ajo.

Dy diplomatë të tjerë evropianë konfirmuan një reduktim të
statusit dhe një thanë se nuk ka gjasa që BE të reagojë me të njëjtën masë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha në një fjalim në Bruksel
në dhjetor se Trump, duke shpallur parimin “Amerika e Para”, do të
riformojë rendin ndërkombëtar të pasluftës dhe do krijojë një bazë për shtetet
sovrane e jo institucione multilaterale.

Ai kritikoi gjithashtu “burokratët” të cilët mbajnë
shumanshmërinë “si një qëllim në vetvete” dhe vënë pikëpyetje
angazhimin e BE-së ndaj qytetarëve të Evropës, duke shkaktuar kritika nga
Komisioni Evropian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re