Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të ndërtojnë në Abu Dhabi një qendër të madhe mjekësore të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e ku ata do të ofrojnë shërbime emergjente mjekësore për ushtarët e atij vendi dhe forcave amerikane të stacionuara në Lindjen e Mesme.

“Ajo do të jetë shumë e ngjashme me qendrën mjekësore për trupat tona në Landstuhl, Gjermani”, ka thënë gjenerali amerikan Charles Hooper, drejtor i Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ai foli në kuadër tëb një ekspozitës ushtarake ndërkombëtare – “Idex”, e cila organizohet çdo vit në Abu Dhabi.

“Uashingtoni shpreson se qendra mjekësore rajonale do të ndihmojë për të shpëtuar jetët e jo vetëm ushtarë emiratë, por dhe të trupave amerikane në rajon”, tha Hooper.

Uashingtoni dhe Abu Dhabi janë aleatë të vjetër dhe mbajnë lidhje shumë të mira, kryesisht në fushat ekonomike, politike, ushtarake dhe në ato të inteligjencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re