Shteti amerikan i Uashingtonit ka njoftuar ngritjen e një padie kundër Google dhe Facebook duke i fajësuar për shkelje të një ligji vendor mbi reklamat politike.

Ligji thotë se subjektet që shesin hapësirë ​​reklamuese për mesazhe politike, ashtu si edhe dy gjigandët e teknologjisë, duhet të “japin informacion për ata që u kanë dhënë hapësirë reklamuese”, thotë avokati federal Bob Ferguson.

Shteti i Uashingtonit, që është kryeqyteti i Seattle, akuzon Google dhe Apple se nuk e kanë bërë këtë për disa vjet.

Kandidatët zgjedhorë dhe grupet politike i paguan këto kompani me rreth 3.4 milionë dollarë gjatë dhjetë viteve të fundit, pohon Ferguson.

Ligji “i referohet gjithçkaje, qofshin gazeta të vogla qytetesh apo kompani të mëdha”, shtoi avokati, duke theksuar se banorët “kanë të drejtë të dinë se kush i ka paguar reklamat politike”.

Reklama politike janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe janë bërë një subjekt i ndjeshëm pas akuzave të Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Facebook dhe Google kanë premtuar tashmë transparencën dhe zbulimin e atyre që financojnë publikime të tilla dhe do t’i bëjnë arkivat e disponueshme në këtë temë.

“Mjetet që do implementojmë janë vendosja e standardeve të reja për reklamimin në internet”, komentoi Rob Leathern nga Facebook për AFP.

Ferguson “ka ngritur pyetje të rëndësishme dhe ne do ta zgjidhim atë sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi një përfaqësues në Facebook.

Zëdhënësi i Google tha për AFP se ky grup “është plotësisht i përkushtuar ndaj transparencës dhe publikon informacione mbi reklamat politike”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re