Skip to content

Uashingtoni përshëndet dënimin e Shullazit: po tani kush e ka radhën?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur dënimin me 14 vjet burg për Emiljano Shullazin, e gjithsej 55 për bandën e tij, duke pyetur në mënyrë retorike se “kush e ka radhën tani?”.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. 

 Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e

 Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. 

 Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. 

Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”.

Kjo mbyllje e pazakontë e deklaratës la vend për shumë intepretime, nëse është fjala për emra konkretë.

Ndërsa në të përgjithshmen, ajo që kuptohet qartazi është dëshira për ta parë krimin me patjetër pas hekurave.