Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, tha sot se SHBA njohin datën 30 Qershor si ditën e zgjedhjeve!
Deklaratat erdhën në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen në vijim.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.
“Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, theksoi ai.
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.