Cari McGirllivray nga Kanadaja regjistroi në telefonin e saj celular një skenë që bota rrallë mund ta shohë: dy arinj që zihen me njëri-tjetrin.
Skena u filmua në autostradën Stewart Cassiar në British Columbia.
Videoja i tregon ata duke nxjerrë tinguj të ngjashëm me Chewbaça-n (një personazh nga filmat Star Wars), e me pas duke goditur e shtyrë njëri-tjetrin.
Por mrekullia nuk përfundon këtu. Në sfond shihet një ujk që sheh përleshjen e arinjve.
