Kryeministri Rama ka reaguar për takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb Alkesandër Vuçiç.

Përmes një reagimi në platformën Twitter, Rama përgëzon kryeministrin Kurti për pranimin e propozimit të BE-së “për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese.”

Sipas tij, arritja e një marrëveshje të tillë është vërtetë një pikë kyçe.

“Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.”, shkruan kryeministri.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.

I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…

— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023

LEXO EDHE: Takimi përfundoi, Kurti dhe Vuçiç nuk flasin për mediat. Për çfarë është folur sot në tryezën e përbashkët? Ja çfarë thotë zëdhënësi i BE-së: Presim përgjigje pozitive…

Kujtojmë se edhe pse takim ka përfunduar, dy liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk janë prononcuar për mediat në lidhje me atë çka është biseduar në tryezën e tyre të përbashkët.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Megjithatë, Stano ka thënë se sot nuk është mundësia për të bërë deklarime finale apo për të arritur rezultat final sa i përket modelit evropian për Asociacionin duke shtuar se e gjithë kjo është pjesë e procesit të dialogut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re