Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “udhëheqja e Kosovës ka kusuret e veta tek dialogu”, por theksoi se kjo nuk e relativizon dot peshën e veprimeve të rënda në Veri, ku një grup kriminal serb sulmoi policinë Kosovare.

Edi Rama theksoi se “jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm”, duke e konsideruar “karshillëk”, vendimin e Beogradit për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin.

Rama: Udhëheqja e Kosovës i ka kusuret e veta tek dialogu, ku qëndrimi i jonë dhe BE ka qenë si dy pika uji, por asnjë kusur nuk e relativizon dot peshën e këtyre veprimeve të rënda, nuk krahason me asnjë të keqe të ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë nga ’99.

Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, por të një efektivi të policisë, që u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin, është karshillëk sa ilegal nga ana e grupit kriminal aq edhe institucional nga ana e Serbisë. Kërkon dënim me zë të lartë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re