Skip to content

Udhëheqja e Ulqinit bie në pranga: kryetari malazez dhe vartësit shqiptarë

Një arrestim i bujshëm ka ndodhur në Ulqinin shqiptar të Malit të Zi.

I pari i qytetit, jo shqiptar por malazez, ka rënë në pranga nën akuzën e punësimeve partiake. Ljoro Nrekiç, si dhe katër zyrtarë të tjerë, jo malazezë por shqiptarë, u arrestuan gjithashtu.

Sipas medias vendase, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti.

Por thuhet se prokuroria i akuzon ata dhe pakujdesi në shërbime.

Pak kohë më parë, Ulqini, nga drejtimi shqiptar ra në atë malazez, e cila ishte një goditje e rëndë për faktorin politik shqiptar në këtë vend.

Por nga ana tjetër, qeveria malazeze ka për herë të parë një zv/kryeministër shqiptar, Dritan Abazoviçin, i cili përkundër kësaj arritjeje të madhe politike, është në aleancë me forcat pro-serbe.