Skip to content

Udhëtarët denoncojnë vonesën e tragetit Brindisi-Vlorë: Kemi katër orë që presim të nisemi, organizim dhe trajtim ç’njerëzor. Vret turizmin shqiptar

Udhëtarët e tragetit Brindisi-Vlorë kanë denoncuar gjatë orëve të natës vonesën e tragetit me katër orë.

Në një mesazh të mbërritur në Fax News, një nga udhëtarët shkruan se ky është një organizim dhe trajtim ç’njerëzor për ta, duke shtuar se kjo vret turizmin shqiptar.

Pas shumë orëve të tëra pritje, me udhëtarët e shtrirë përtokë, më në fund trageti është nisur.

Mesazhi i qytetarit:

Po ju dërgoj drejtpërdrejtë foto nga situata aktuale e udhëtareve shqiptarë në tragetin Galaxi me destinacion Brindisi Vlorë. Ora është 04:36 minuta dhe trageti me një vonesë prej më shumë se 4 orësh ka krijuar një situatë si më poshtë të demonstruar nga fotografi të çastit.

Tageti sapo u nis me dhjetra e dhjetra pasagjere te shtrire ne korridore, salla ndenjeje dhe gjithandej ku mund te gjejne nje vend per tu ulur, pavaresisht ketij trajtimi absurd dhe jashte çdo realiteti te kohes ku jetojme.

Ky organizim dhe trajtim çnjerezor nuk eshte per faj te qytetareve te lodhur dhe dermuar nga pritjet pa kufij prapa dyerve te doganave por nga organizimi i punes se personelit te doganave dhe personelit te tragetit.

Nje xhest qe le shume per te deshiruardhe vret ne menyre te ashper turizmin shqiptar. Shume te huaj qe sot ndodhen se bashku me ne habiten me keto skena te paimagjinuara.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb