Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar qytetarët me vizë amerikane se aktualisht lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen. Gjithashtu ata nuk lejohen të udhëtojnë edhe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ambasadës, udhëtarët janë të vendosur në masa kufizuese pavarësisht se ku ka nisur udhëtimi i tyre.

“🇦🇱 | Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre.”, shkruan ambasada.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re