Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi pasditen e sotme se Edi Rama kishte përdorur avionin e “Air Albania” si ta kishte charter personal për të kaluar fundjavë turistike në Paris, ndërsa për këtë ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.

Ky i fundit shkruan se akuzat janë të turpshme ndërsa thotë se udhëtimi është bërë bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re