Pushimet mund të jenë periudha më e mjerueshme e vitit për të gjithë ta që i duhet të kenë të bëjnë me aeroportet.
Për të gjithë ata që duan të lehtësohen nga aeroportet e mbushura plot me njerëz mjafton thjesht të rezervoni një udhëtim herët në mëngjes.
Pavarësisht që dhe humbja e gjumit është goxha e bezdisshme, sa më herët të mbërrini në aeroport aq më pak e bezdisshme do të jetë përvoja juaj me radhët e gjata të njerëzve.
Studimet kanë treguar se fluturimet herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vonohen se ato të pasdites e të mbrëmjes.
Sipas të dhënave të FiveThirtyEight, për të shmangur vonesat është mirë të largoheni përpara orës 8 të mëngjesit. Që nga ky orar fillojnë vonesat dhe vetëm krijohen derisa arrijnë kulmin e tyre në orën 6.
Gjithashtu fluturimet herët në mëngjes janë më pak të prirura për turbulencë pasi sipas Laboratorit Kombëtar të Stuhive të Rënda shumica e stuhive dhe ajri i paqëndrueshëm është gjithmonë në periudhën e  pasdites.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re