Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzat e opozitës në lidhje me fluturimet e tij jashtë vendit me charter.

 

 

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë është shprehur se të njëjtat akuza janë bërë edhe më parë dhe sipas tij janë dhënë të gjitha faktet që bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë.

 

 

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”

 

 

Fluturimet e kryeministrit Rama jashtë vendit me avion privat dolën në pah pas publikimi të të dhënave të tij nga hakerat iranianë këtë të enjte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re