Skip to content

Udhëtimi i fundit i Mbretëreshës/ Të ftuarit “VIP” mbërrijnë në funeral

12a2a79d dfb4 4fa5 9a3f 730d441729f1

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, Elizabethh II do të bëjë sot udhëtimin e saj të fundit.

 

Ceremonia e funeralit që nisi ditën e vdekjes së saj do të përmbyllet sot me pjesmarrjen e qindra figurave të larta nga politika, kultura e arti nga e gjithë bota.

 

Gjatë gjithë ditëve të funeralit figura të spikatura kanë kryer homazhe në vendet e prehjes së trupit të Elizabeth sipas axhendes.

Qytetarë të shumtë britanikë pritën deri në 32 orë në rradhë për të kryer homazhe në Westminster Hall.

 

Mbreti Charles kishte ftuar rreth 500 krerë shtetesh e anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota për të kryer nderimet ndaj kujtimit të Mbretëreshës këtë të hënë.

 

Disa prej tyre, tashmë kanë mbërritur në Londër.