Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, mendon se pas lajmit se kryeministri Edi Rama shkoi për punë në Francë, tani duhet që të izolohet në karantinë për 14 ditë, sipas rregullores, nisur nga rreziku COVID-19.

Për më tepër që ai shtron pyetjen, se cili ishte zyrtari francez, i cili e la punën për ta takuar kreun e qeverisë shqiptare.

Ai kujton se edhe BE-*ja ka rregull që kushdo që futet në territorin unionit, duhet të karantinoret.

Sipas tij, ngado që ta kapësh TURPI e FAQJA e ZEZË nuk është tek opozita që e denoncoi këtë udhëtim, por tek Ai që e bëri.

Statusi

Udhëtim 24 orësh për punë në ditë pushimi?!

Ou?!

Po kush e la pushimin në Francë të takojë Kryeplakun e Surrelit?

Edhe nëse e ka lënë, për çfarë ishte ky takim?! Cfarë fitoi vendi që paguan aq shtrenjtë një udhëtim charter, megjithëse pa fitim të kompanisë?!

Po rregullat e hyrje daljes që na i tregon ne të tjerëve?!

Sipas rregullave aktuale të hyrjes në BE personi duhet të quarantinohet për 14 ditë. Madje edhe sipas rregullit të Tij, çdo hyrje nga jashtë duhet të quarantinohet, po për 14 ditë. Të pakën deri sot në orën 24:00 kështu është.

E mbani mend si i gjëmonte shqiptarët e ardhur nga Italia në mars?! Me dru e gjoba.

Po ata shqiptarët e tjerë që i la pas portës së kufirit tonë me Greqinë për 1 javë rrjesht?!

E mbani mend si thoshte?

“Nuk e hap kufirin”…

Po për vete përse e hapi?!

Jemi ende nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Apo e harruat shtyrjen arrogante antikushtetuese që bëri…!

Ngado që ta kapësh TURPI e FAQJA e ZEZË nuk është tek opozita që e denoncoi këtë udhëtim, por tek Ai që e bëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re