Kontaktet e afërta të shtetases ukrainase të infektuar me koronavirus, e cila qëndroi pesë ditë në Sarandë kanë rezultuar negativë.

Negativ ka rezultuar po ashtu edhe bashkëshorti i saj shqiptar. Abcnews.al ka raportuar se ukrainasja theu masat dhe karantinën e detyruar prej 14 ditësh pasi ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID në Tiranë.

Nga një zonë e kuqe si Tirana ajo ka udhëtuar drejt Sarandës. Burime bënë të ditur se ajo festoi ditëlindje në një lokal dhe dyshimet ishin se ka pasur shumë kontakte.

Ndërkohë hetimi epidemiologjik ka gjurmuar të gjitha kontaktet e saj, dhe kanë dalë negativë.

Saranda nuk ka në listën e ministrisë asnjë të infektuar, pasi ukrainasja është nisur drejt Tiranës pasi u tha bluzave të bardha në Sarandë se është e infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re