Dy turistë polak humbën jetën në një aksident rrugor në Shkodër këtë të premte.

 

Ëaldemar Makoëski 45 vjeç, dhe Marta Makoëska 42-vjeçe ishin duke udhëtuar me një motor në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në afërsi të Kryebushatit, kur u përplasën me një makinë tip “Volksëagen” që drejtohej nga një 27-vjeçar.

 

Nga goditja e fortë, dy shtetasit polakë morën plagë të shumta në trup. Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundën të mbijetojnë.

 

Ndërkohë, policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet të jetë dhe shkaktari i aksidentit.

 

Nga provat e mbledhura në vendit të ngjarjes, mendohet i riu gjatë tentativës për t’u futur në pikën e karburantit që ndodhej aty edhe pse sinjalistika nuk ia lejonte, t’i ketë prerë rrugën motorit.

 

Lidhur me këtë dyshim, hetuesit po këqyrin edhe kamerat që dy viktimat kishin instaluar në skafandrat e tyre me qëllim zbardhjen e të gjithë dinamikës së përplasjes.

 

Turistët kishin vizituar Shkodrën dhe po udhëtonin drejt zonave të tjera të vendit. Por pushimet e tyre u ndërprenë në mes nga aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re