Vetëm 10 ditë karantinë mjaftojnë për një person të infektuar. Ky udhëzim vjen nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila ka publikuar më 16 tetor 2020 dokumentin e ri. Aty tregohet se sa duhet të qëndrojë në izolim një person asimptomatik, një pacient që shfaq simptoma të lehta e mesatare e deri tek ata që përjetojnë simptoma të rënda dhe që kërkojnë shtrim në spital.

Ky udhëzim është një rregullore që secili shtet mund t’i referohet për të trajtuar pacientët me Covid-19. Në rekomandimet e Qendrës theksohet se pas sa ditësh një person që konfirmohet pozitiv nuk është më rrezik për personat e tjerë.

Lidhur me këtë udhëzim, epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive, sqaroi se një person me Covid-19 nuk infekton pas një periudhe të caktuar.

“Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, është një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria, me më pak mundësi se shtetet e tjera.

I thjeshton për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi.

I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim pak i mjekut për të përcaktuar, nëse është rast i lehtë apo i moderuar, thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy tamponë nëse ke mundësi. Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qartë se personi nuk është më infeksioz pas një periudhe të caktuar”, shpjegoi Alimehmeti.

Numri i rasteve me covid-19 është rritur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë hapësirën e BE-së që nga gushti i vitit 2020, por kjo nuk ka ndikimin e njëjtë në të gjitha vendet. Në disa vende, rritja e numrit tw tw infektuarve lidhet me numrin e testimieve dhe transmetimin intensiv midis individëve 15 dhe 49 vjeç. Në vende të tilla, shumica e zbulimeve kanë të bëjnë me raste të lehta ose asimptomatike. Sidoqoftë, në një numër vendesh të tjera, rritja përkon me nivele të larta ose në rritje të rasteve tek individët e moshuar dhe rrjedhimisht, një përqindje më e lartë e shtrimeve në spital të rasteve të rënda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re