Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se vendimi i qeverisë i 16 prillit për përfitimin e 400 mijë lekëve të vjetra, përcakton kritere të reja për përfitimin e ndihmës financiare.

“Sipas këtyre ndryshimeve, janë përfitues të ndihmës prej prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh të gjithë individët, të ish-punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020”, thuhet në reagim.

Aplikimi për punonjësit përfitues, i kryer online, nga subjektet punëdhënës, deri në datën 5 Qershor 2020, i përjashton ata nga penaliteti për mos aplikim.

Në rastet kur punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, të gjithë individëve përfitues (sipas listave bashkëngjitur) do t’iu jepet mundësia për përfitimin e ndihmës financiare në mënyrë automatike pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo të ish-punësuarit do të dorëzojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re