Ditën e djeshme është rikthyer edhe njëherë skandali i trukimeve në kampionatin shqiptar dhe pikërisht me skuadrën e Skënderbeut. Problemet e para të korçarëve nisën kur UEFA pas sezonit 2015-2016 u ndaloj pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe në krahun tjetër FSHF zgjodhi ti hiqte titullin kampion të atij viti. Por tashmë kjo çështje vazhdon në CAS ku Skënderbeu kërkon rikthimin e titullit në Korçë.

Ndërkohë dje vjen lajmi i fundit se që nga data 7 shkurt inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dërguar një raport mbi trukimet e Skënderbeut. Ata kanë kërkuar 10 vjet përjashtim të bardhekuqve dhe një gjobë deri në 1 milionë euro.

Pas daljes në media të këtyre lajmeve vjen edhe reagimi zyrtar nga Skënderbeu që tregojnë se janë në dijen të rastin dhe se Skënderbeu nuk do të marrë asnjë dënim.

Ndërkohë vetëm sot vjen edhe reagimi nga FSHF që  e sheh këtë si një çështje mes vet UEFA-s dhe klubit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re