Paraqitja e mirë e Kosovës në transfertën ndaj Anglisë në eliminatoret e Europianit 2020 nuk u la në hije pavarësisht humbjes në stadiumin e Sauthempton-it, por spikatën gjithashtu lojtarë të veçantë.

Pas disa përfaqësuesve të klubeve më të njohura për të vëzhguar nga afër disa prej lojtarëve të përfaqësueses Dardane, tani ka edhe edhe vlerësime nga UEFA.

Autori i dy golave për ekipin e Bernard Shaland në stadiumin Sejnt Meri, mesfushori ofensiv Valon Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës eliminatore. I lindur në Malmo, por me dëshirën e madhe që të përfaqësonte Kosovën, futbollisti i Lacio-s arriti të shënojë dy herë në portën e Pikford-it, ndërsa spikati gjithashtu me veprimet teknike.

Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga UEFA, aty ku gjenden lojtarë të tjerë të kalibrit botëror si Ronaldo, De Brujn, De Jong apo portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga.

Ndërkohë përfaqësues të Tottenham-it, që kishin ardhur në stadium për të vëzhguar Vedad Muriqin, janë impresionuar nga aftësitë e sulmuesit të Kosovës. Mediat angleze flasin për një interesim konkret që do të formalizohet në merkaton e janarit, me një ofertë drejt Fenerbahçes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re