Të paktën 628 gra shtatzëna dhe fëmijë kanë vdekur nga malaria në tremujorin e parë të vitit në Uganda të Afrikës Lindore.

Ministrja e Shëndetësisë, Ruth Aceng, në fjalimin e saj në Parlament ndau të dhënat për vdekjet e shkaktuara nga malaria midis janarit dhe marsit.

Aceng tha se 628 gra shtatzëna dhe fëmijë humbën jetën nga malaria në 3 muajt e parë të vitit.

Duke theksuar se 371 nga ata që vdiqën midis janarit dhe marsit për shkak të malaries janë fëmijë nën moshën 5-vjeçare dhe 257 tjerë ishin gra shtatzëna, Aceng tha se mesatarisht 7 gra shtatzëna dhe fëmijë vdiqën për shkak të malaries në këtë periudhë.

“Nga viti 2019, ne vërejmë një rritje të vdekjeve nga malaria në Ugandë. Nevojitet veprim urgjent për të mbrojtur njerëzit”, tha Aceng.

Malaria, e cila më së shumti vërehet në Afrikë është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse dhe shkakton vdekjen e një fëmije në çdo 2 minuta.

Teksa mesatarisht 500 mijë njerëz vdesin çdo vit në të gjithë kontinentin për shkak të malaries, gjysma e rasteve të vdekjes janë fëmijë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re