Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, sidomos në stinën e verës ku mundësia e dehidratimit është më e madhe. Uji detoks tani është një praktikë që ndiqet nga nutricionistë për t’u hidratuar, për të larguar toksinat nga trupi dhe për t’u dobësuar.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa receta të shëndetshme uji detoks:

  1. Detox me kastravec, limon e mente

Konsumimi i ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të këtë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Limoni ndihmon në tretje, për të hequr toksinat e dëmshme në trup dhe për të pastruar e shkëlqyer lëkurën.

Përbërësit:

– Ujë 1.5 l

-1/2 kastravec

– 1 limon

– Disa gjethe mente

Përgatitja:

Lajmë kastravecin dhe limonin duke e prerë në feta dhe pastrojmë me ujë të bollshëm gjethet e mentes. I vendosim të gjithë përbërësit në një kanë dhe e mbushim atë me ujë. Është e rëndësishme që uji të përzihet disa herë dhe të lihet së paku një natë në frigorifer përpara konsumit.

2. Ujë detox me luleshtrydhe

Luleshtrydhet kanë antioksidantë, vitaminë C dhe shumë ushqyes të tjerë të dobishëm për trupin. Ky frut kaq i pëlqyer i bën mirë shëndetit kardiovaskular , mbron sistemin imunitar , rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon sistemin e tretjes.

Përbërësit:

– Ujë 1.5 l

-10 kokrra luleshtrydhe

– 2 feta limon

– borzilok

– 1/2 gotë me lëng limoni

Përgatitja:

Pasi ti kemi pastruar të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm i vendosim tek kana me ujë, i përziejmë bashkë dhe i lëmë në frigorifer rreth 5-orë.

  1. Ujë detox me xhinxher dhe mente

Xhinxheri, kjo rrënjë kaq e çmuar me aromë, pastron thellësisht organizmin, ndihmon dhe stimulon aparatin tretës dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Përbërësit:

– Ujë 1.5l

-1 kastravec me feta

-3 feta limon

-10 gjethe mente

-xhinxher

Përgatitja:

I presim dhe i përziejmë të gjithë përbërësit në një enë dhe e vendosim ujin në frigorifer për 5-orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re