Dëshpëruese ishte skena e djeshme ku një nënë mbronte të birin me spektër autizmi që u sulmua me ujë me piper nga policia në protestën para Kuvendit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama teksa reagoi për skenën në fjalë, që ishte e paprecedentë, Rama fajësoi protestuesit, ndërsa shtoi se nëna ishte viktimë e policisë që mbronte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga të verbrit e dhunës.
“Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor.”, tha ai.
