Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive, duke e shfrytëzuar zjarrin e fundit në pallatin te ‘Farmacia 10’ si pasqyrë të gjendjes reale të shtetit shqiptar.
‘Ata zjarrfikës janë heronj, sepse janë me vetëmohim aty, pa pajisje mbrojtëse, pa maska, pa asgjë që t’i mbrojë nga tymrat toksikë’, deklaroi ai, duke shtuar një detaj tronditës: asnjë nga mjetet zjarrfikëse nuk kishte shkallë të mjaftueshme.
Vetëm një makinë arrinte deri në katin e tetë, dhe ajo u desh të merrej nga Kamza, pasi mjeti i Tiranës shkonte vetëm deri në katin e pestë. Helikopterët që hidhnin ujë nga ajri, sipas tij, nuk janë kurrë zgjidhje për një pallat në flakë, por kjo ishte e vetmja alternativë e mbetur.
Gjatë bisedës Alimehmeti bëri edhe krahasimin mes mënyrës si shteti pajis policinë dhe si trajton zjarrfikësit. ‘Kur vjen puna për shërbimet ndaj njerëzve, këta janë zero. Kur vjen puna për shërbime kundër njerëzve, aty do jenë të armatosur deri në dhëmbë.’
Ai listoi pajisjet policore, tanke uji, pluhurësitës, gazues, shkopa gome, parzmore, duke e kontrastuar këtë me realitetin e zjarrfikësve: ‘Uji për të fikur zjarret nuk kanë. Uji për protestuesit kanë, me lëndë kimikate, me piper.’
‘Besoj patë pak ditë më parë, djegien e pallatit mes Tiranës, që ekspozoi shumë qartë gjendjen e që ndodhemi neve, kur qeveria, kur qeverisë i ndodh diçka e vogël, po themi, se një pallat është diçka e vogël, se gjatë vitit të kaluar u dogj gjysma e Shqipërisë. Besoj e mbani mend në verë.
Dhe pamë, pamë se si e fikshin zjarrin me degë peme, me mjete rrethanore, nuk kishin pajisje dhe çfarë pamë para dy ditë? Pamë sërish pa asnjë lloj pajisje mes kryeqytetit, në Unazë. Pra, ata zjarrfikës, unë patjetër i konsideroj heronj ë, se ata janë me vetëmohim aty, në kuptimin pa pajisje mbrojtëse, pa maska, pa, pa asgjë që t’i mbrojë nga tymrat toksikë apo nga zjarri, ata po mundoheshin të bënin maksimumin.
Në një ambient ku nuk futej dot zjarrfikësja, me disa mjete, sepse e dhanë informacionin që asnjë nga mjetet zjarrfikëse nuk kishte shkallë, vetëm njëra shkonte deri në kat të tetë. Dhe kjo u desh të merrej nga Kamza, se pajisja që ishte nga Tirana shkonte deri në kat të pestë.
Nga ato ujin aq sa kishin mundësi edhe pastaj shihnim fasadën. Shihnim helikopterat që hidhnin ujë nga ajri, ndërkohë që ç’të do bëjë me një pallat që digjet një helikopter, domethënë, ai kurrë nuk përdoret për pallate.
Po sepse është krejt, është fasada e këtyre, pra ja, ajo fasadë që digjet ashtu s’ta bien zjarrin e parë. Edhe kjo është vetëm fasada e qeverisë së tyre. Përmbajtja e vërtetë, përmbajtja e vërtetë do duhej të ishte forca zjarrfikëse, e pajisur ashtu siç duhet, apo jo? Nuk ishte pajisur ashtu siç duhet. Po e di si do jetë policia sot? Në protesta?
Kurse ata 10 zjarrfikës që shërbejnë për njerëzit për të fikur një zjarr, ata s’ishin të pajisur. Pra, ky është realiteti. Kur vjen puna për, për shërbimet ndaj njerëzve, këta janë zero, janë vetëm fasada. Kur vjen puna për shërbime kundër njerëzve, siç do jetë ky i sotshmi, aty pastaj do jenë të armatosur deri në dhëmbë.
Me tanke, me ujë, me çdo lloj mjeti, pluhurësitës, gazues, që do përdoret pa kriter, siç e kemi parë të përdoret herë të tjera. Uji për të fikë zjarret nuk kanë. Uji për protestuesit kanë me lëndë kimikate, me piper e me radhë e me radhë. Pra, e shihni shumë qartë se ku investon kjo qeveri, investon kundër njerëzve të vet, jo për njerëzit e vet.
Dhe në qoftë se vute re dhe një element tjetër para dy ditë, të gjithë funksionarët e shtetit, ministra, drejtor policie, ajo që shërben sot si kryetare bashkie, prefekt, të gjithë aty duart në xhepa duke parë, duke bërë sehir. I vute re?’, u shpreh Ilir Alimehmeti.
