Skip to content

Ujërat e oqeanit Atlantik dhe “turi i madh” 2800 vjeçar

 

 

Ujërat e oqeanit Atlantik duan rreth 2800 vite për të ‘udhëtuar’ përreth planetit. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer së fundmi, i cili vë në dukje se për 1 mijë vite, uji i oqeanit Atlantik qarkullon në oqeanin Paqësor dhe më tutje ‘udhëton’ drejt oqeaneve indiane e atij të Antarktidës.

Studimi u krye falë përdorimit të të dhënave të mbledhura në 25 vitet e fundit, ku u studiuan trajektoret e ujit. Puna u krye nga oqeanografët në Universitetin e Kalifornisë.

Modeli i krijuar inkorporon më shumë se 1 miliardë të dhëna të grumbulluara gjatë dy dekadave e gjysëm.

Të gjitha këto të dhëna janë bashkuar për të krijuar një simulim global të ujërave të oqeaneve, përafërsisht si modeli që përdoret për parashikimin e motit.

“Duke menduar për qarkullimin e ujit dhe udhëkalimet e tyre përmes baseneve, është një mënyrë e mirë për të konceptualizuar qarkullimin e ujit në oqeane”-tha Mete Uz, nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

Kujtojmë se pak javë më parë, National Geographic njohur oqeanin e jugut (oqeanin e Antarktidës) në hartat e tyre, duke e çuar kësisoj numrin e oqeaneve në 5