Në lagjen Nr.2 në Librazhd, si rezultat i punimeve që po bëhen, kanë shpërthyer ujërat e zeza dhe të bardha.

E tërë ngjarja ka shkaktuar kaos në qarkullimin e qytetareve si dhe probleme në institucionet afër zonës së prekur.

Probleme ka pasur edhe me qarkullimin për në kopshte, çerdhe, gjimnazin e qytetit, qendra shëndetësore, policia, bizneset që janë aty pranë.

Ujërat e zeza kanë shpërthyer që nga dita e enjte, duke bërë që banorët të shqetësohen për rrezikun e ndonjë epidemie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re