Drejtoritë e ujesjellesave kane nje borxh te akumuluar tek Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike qe arrin ne 63 milione euro. Detyrimet janë akumuluar ne vite.
 
Ujesjellesat nuk kane paguar faturat e energjisë, per shkak edhe te kushteve te tyre financiare, ndërsa OSHEE nuk ka mundur te frenoje kete situate, pasi bllokimi i energjisë per pompat e ujit do te thotë bllokim ne furnizimin e popullatës. Kjo situate është edhe nje arsye me shume per te zbatuar reformën e ujit qe ka ndërmarre qeveria.
 
Ndërkohë gjendja ne te gjithë ujeslllesat rezulton te jete alarmante, pasi uji i pafaturuar arrin ne shifra rekord, çka do te thotë qe janë miliona euro qe nuk arkëtohet ne buxhet.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re