Skip to content

Ujësjellësi vatra e koronavirusit, 2 veta pozitiv, mes tyre punonjësi i bashkisë në Berat

Berat është një ndër qytetet e përfshira në zonën e gjelbër, por prej dy ditësh janë shënuar raste të të prekurve me koronavirus.

Ujësjellësi i këtij qyteti është vatra më e re e të infektuarve me Covid-19 dhe kjo përbën rrezik, pasi personat e prekur mund të kenë pasur edhe me shumë qytetarë në këtë institucion. Një ditë më parë rezultuan dy të prekur në Berat, që ishin punonjës të ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Ndërsa sot mësohet se ka sërish dy raste të prekurish me Covid-19, ku njëri është djali i punonjësit të Ujësjellësit, ndërsa një tjetër është punonjës i bashkisë.