Kina do të paguajë çmimin për shkeljet e të drejtave të njeriut, tha Presidenti i SHBA Joe Biden kur u pyet rreth qëndrimit të vendit ndaj pakicws muslimane në rajonin perëndimor të Xinjiang.

“Do të ketë pasoja për Kinën dhe ai e di kwtë,” tha Biden, duke iu referuar presidentit kinez Xi Jinping, raporton CNN.

Xi Jinping është kritikuar në të gjithë botën për ujgurët që janë ndaluar në kampe dhe për shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin edhe një herë një rol global në fushën e të drejtave të njeriut dhe shtoi se do të punojë me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që Kina t’i respektojë ato.

“Kina po punon shumë për t’u bërë një lider botëror, por për të fituar kwtw status duhet të fitojë besimin e vendeve të tjera”, tha presidenti i SHBA gjatë udhëtimit të tij të parë zyrtar që kur u bë president në janar.

Ai tha se Kina nuk mund ta arrijë atë për sa kohë që është e përfshirë në aktivitete që janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Në një bisedë telefonike dy-orëshe me Xi Jinping muajin e kaluar, Biden theksoi përparësinë e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur rajonin Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, dhe shprehu shqetësimin në lidhje me praktikat problematike të tregtisë dhe situatën e të drejtave të njeriut në Kinë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re