Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon për të folur për hapjen e dosjeve të SPAK.

Sipas Arben Tafajt drejtësi nuk po bëhet sepse duan shqiptarët, sepse po të ishte kështu do të ishte bërë kohë më parë.

Tafaj sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përgjegjëse për hapjen e dosjeve, të cilat duan të bëjnë drejtësi në vendin tonë dhe do bëjnë kur të duan ata.

“Shiko unë kam një… Do isha dakord me këtë mënyrë. Ne duhet ta themi, sepse prandaj jemi këtu njerëz publik. Shiko, nëse duhet t’i futemi këtyre gjërave, që SPAK-u po bën me hile. Se këto të SPAK janë 100% në hyqmin  e Ramës. Po të ishte puna te ne shqiptarët , ne do kishim bërë drejtësi më parë. Këtu është një dorë tjetër që ne duhet të durojmë. Këtu ka ardh Amerika mor zotni dhe do me bo atë që ka ndërmend me bo. A e bëjnë për një ditë? Jo. Po të ishte për të bërë drejtësi ne, do e kishim bërë vite më parë. Shqipëria ndonse qeveria rendit arritje të mëdha, është ndër vendet kampion të korrupsionit”, tha Tafaj.

Arben Tafaj foli dhe për kulturën e shqiptarëve. Ai përmendi si mjaft problematike mënyrën sesi po i rrisim fëmijët duke sjellë dhe shembuj sesi prindërit shqiptarë i plotësojnë atyre teka që nuk duhet.

“Faktikisht vonim procesi do të ketë se sbën. Të gjithë këta, gjykatës të vjetër apo të rinj, të gjithë nga një trual kanë dalë. Jo vetëm gjykatësit, por fëmijët tanë që sot janë 25-30. Ku janë rrit ata? Ata janë rrit me këtë frymë që i kemi dhënë ne. Shiko bab po deshe të ecësh përpara duhet të jesh o me filan parti, ose me filan parti. ‘Me cin e ke provimin ti, me profesor Bejdon? Mos u bëj merak ti. Po jo kam dhe me një tjetër ktu. Jepi 500 euro se e ke të kalume.’ Këta fëmijë do mbartin njollat e ndërgjegjës tonë. Uji duhet të rrjedhi që të kthjellohet”, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re