Banorë të njësisë Postribë përshkallëzuan protestën e tyre. Ata kërkojnë bllokimin e guroreve, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje në ujin e pijshëm dhe për këtë janë mbledhur përpara bashkisë Shkodër.

Banorët pretendojnë se uji shkon i ndotur në çezmet e tyre. Ata thonë se kjo histori vijon prej 5 vitesh dhe në rast se puna e guroreve nuk bllokohet plotësisht atëherë do të bëjnë vetëgjyqësi.

Vetëm pak minuta pasi nisi protesta kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u ul dhe takoi banorët e Postribës duke thënë se shumë shpejt çështja e ujit të pijshëm do të zgjidhet.

Më pas një grup përfaqësuesish prej protestuesve u pritën në një takim nga kryebashkiaku Beci duke i parashtruar kërkesat e tyre.

Kryebashkiaku Beci tha se ka një projekt për ujësjellësin në fshatin Domen dhe ky investim do të zgjidh problemin e tyre ndërsa do të interesohet edhe për dokumentacionin e guroreve ndër vite.

Në mbështetjeje të protestuesve ishte edhe aktivisti Sazan Guri.

Prej 5 vitesh banorët e Postribës kanë protestuar herë pas here lidhur me guroret dhe ujin e pijshëm ndërsa kanë bërë padi edhe në organet e drejtësisë por deri më tani çështja e tyre nuk është zgjidhur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re