Shkodra vijon të jetë nën pushtetin e ujit për të tretën ditë me radhë. Disa fshatra po vuajnë izolimin për shkak të përmbytjeve masive.

 

Ndërkohë në zona të tjera të nën Shkodrës, uji ka pësuar një tërheqje të lehtë.

 

Ky është Lazer Gjergji, banor i Bërdicës së Sipërme. Banesa e tij si dhe dyqani ushqimor që ka në anë të rrugës u përmbytën pas daljes nga shtrati të lumit Drin. Të gjitha orenditë shtëpiake i janë dëmtuar nga uji e po ashtu i gjithë furnizimi në minimarket. Ai tregon se iu desh të notonte për të dalë nga shtëpia, ndërsa thekson se iu rrezikua jeta të gjithë familjarëve nga përcjellësit e energjisë.

 

LAZER GJERGJI

 

BANORE I BERDICES SE SIPERME

 

Dolëm. Deri këtu. Dolëm me të zhytur. O zot, ku u vrafsha mos u vrafsha. Ishte hall se kishim gratë. Katastrofë. Jam në moshën 72-vjeç tmerr të tillë nuk kam parë.

 

Dëmi, sipas tij është i pallogaritshëm, pasi shtëpia është bërë e pabanueshme. Lazer Gjergji thotë se deri më tani askush nuk ka shkuar për të parë situatën.

 

As nuk e ka cash kush kry punët për atë punë.

 

Sipërfaqja e përmbytur raportohet rreth 1800 hektarë. Vijojnë të jenë të evakuuar 23 familje, 3 prej të cilave të akomoduara në konvikt kurse pjesa tjetër tek të afërmit.

 

Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë edhe në rrethin e Krujës pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm.

 

Përmbytje ka sa herë bie shi. Tre herë në vit

 

Banorët bëjnë apel për ndihmë, pasi dëmet sipas tyre janë të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re