Mënyra se si e filloni ditën, është mjaft e rëndësishme. Nëse do të shikonit përfitimet që sjell konsumimi i një gote ujë të vakët me limon, atëherë do të jetë e sigurtë që do filloni dhe do të mbyllni ditën duke konsumuar ujë me limon.

Mbushni një shishe duke shtuar:

Disa gjethe menteje

Një copë kanellë

Disa feta limoni (1 limon)

1 Litër ujë

(Ju gjithashtu mund të shtoni feta të frutave të tjera të freskëta agrume si lime dhe portokall, ose feta kastravec.)

Nxit hidratimin

Uji është pija më e mirë për hidratim, por disa njerëz nuk e pëlqejnë shijen e tij më vete. Shtimi i limonit rrit shijen e ujit, gjë që mund t’ju ndihmojë të pini më shumë.

Është një burim i mirë i vitaminës C

Agrumet si limoni janë të pasura me vitaminë C, një antioksidant kryesor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira. Vitamina C mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru dhe të ulë presionin e gjakut.

Ndihmon në humbjen e peshës

Limonat përmbajnë shumë fibra pektin, të cilat ndihmojnë për të luftuar urinë. Nuk është aspak e vërtetë se limoni të gërryen dhe të shton urinë (natyrisht që duhet përdorur në mënyrë të moderuar).

Pastron lëkurës

Vitamina C e gjetur në limon mund të ndihmojë në reduktimin e rrudhave të lëkurës, lëkurën e thatë nga plakja dhe dëmtimin nga dielli.

Freskon frymëmarrjen

Limoni mendohet se stimulon pështymën dhe uji gjithashtu ndihmon në parandalimin e tharjes së gojës, e cila mund të çojë në erën e keqe të shkaktuar nga bakteret.

Ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka

Acidi citrik në limon mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka. Citrati, një përbërës i acidit citrik, e bën urinën më pak acide dhe madje mund të shpërbëjë gurë të vegjël./ Healthline

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re