Kanë vetëm 2 orë ujë në ditë dhe uji në rubinetat e tyre,është I ndotur.

 

Kështu shprehen banorë të fshatit Nartë këtë të premte për kamerën e Vizion Plus.

 

Banorët fajësojnë ndërmarrjen e ujësjellësit  për mënyrën si e kanë ndërtuar  sistemin e shpërndarjes teksa një ose dy banorë mund të kenë ujë pa ndërprerje e të tjerët vuajnë mungesën e tij.

 

Ata e quajnë primitiv sistemin e shpërndarjes së ujit,ndërsa thonë se janë pagues të rregullt të faturës së ujit.

 

Edhe vendosja e matësve është bërë e parregullt sipas tyre.

 

Në fshatin Nartë numërohen rreth 800 banesa,por emigracioni ka rudhur popullatën teksa banorë sot janë vetëm 400.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re