Drejtuesi i klubit rus të motorëve “Ujqërit e Natës”, Alexander Zaldastanov, i bëri thirrje Kremlinit që të heqë ndalimet në fluturimet e drejtpërdrejta për në Malin e Zi.

Ai theksoi se të dielën, 30 gusht, populli malazez bëri një zgjedhje historike dhe se vendi i vogël i tregoi botës se në kushte presioni të vazhdueshëm, ai mund të ruajë besimin dhe vlerat e tij dhe të mos lejojë që ata të përdhosen.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Federatës Ruse dhe aviacioni rus që të mbështesin njerëzit vëllazërorë, të heqin ndalimet e fluturimeve direkte për në Malin e Zi. Mali i Zi duhet të jetë i hapur për rusët, pa pengesa”, tha Zaldastanov në një mesazh me video në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se në Adriatik është koha më e mirë për të pushuar në shtator dhe u bëri thirrje rusëve të mbështesin popullin malazes, sepse ata e meritonin atë.

Kush janë “Ujqërit e Natës”

“Ata morën pjesë në sulmin në stacionin e shpërndarjes së gazit Strikolkova në Ukrainë. Ata organizuan një sulm në Selinë Kryesore të Marinës Ukrainase në Sevastopol. Ata janë të lidhur ngushtë me shërbimet speciale ruse. Ata rekrutuan luftëtarë separatistë për fushat e betejës në Donetsk dhe Lugansk. Ata janë përgjegjës për pjesëmarrjen në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin ose integritetin territorial të Ukrainës”.

E gjithë kjo thuhet në shpjegimin e vendimit me të cilin në vitin 2014, Presidenti i SHBA Barack Obama renditi “Ujqërit e Natës” në listën e zezë. Me të njëjtin vendim, udhëheqësi i tyre, -Alexander Zaldostanov, i quajtur “Kirurgu”, u vendos në listën e zezë.

Ata u krijuan në vitet ‘80 të shekullit të kaluar si pasionantë të dyrrotashave, por shërbyen si një përbërës kryesor i makinerisë propagandistike të Kremlinit. Ata pretendojnë se janë një organizatë që mbështet Ortodoksinë dhe merret me punë humanitare.

https://www.facebook.com/hirurgnw/videos/925822111232747/?t=2

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re