Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në Lviv në Ukrainës, njoftuan autoritetet ukrainase.

Forcat ruse nisën një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Lvivit.

Kryetari i Bashkisë së Lvivit, Andrej Sadovij, ka njoftuar se sot herët se në mëngjes janë kryer pesë sulme me raketa në qytet.

Mikhail Podolyak, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se “pesë sulme të fuqishme me raketa në infrastrukturën civile të Lvivit u kryen njëkohësisht”.

Guvernatori i Lvivit, Maksim Kozicki, konfirmoi se një sulm me raketa i kryer nga ushtria ruse vrau gjashtë persona dhe plagosi tetë të tjerë.

“Tri predha goditën objektet ushtarake dhe një goditi një punishte gomash. Zjarret që shpërthyen pas sulmit janë duke u shuar. U shkaktuan dëme të mëdha materiale. Gjashtë persona mbetën të vrarë dhe tetë të plagosur. Një fëmijë është në mesin e të plagosurve”, tha Kozicki.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re