Ukraina akuzon Rusinë për sulme të qëllimshme kundër forcave të shpëtimit. Në sulmin me raketa në një zonë banimi në Pokrovsk, raketa e dytë është goditur 40 minuta pas pas së parës dhe mund të kishte plagosur apo vrarë edhe forcat e shpëtimit, thuhet nga pala ukrainase.

Autoritetet ukrainase nuk e quajnë këtë rastësi: “Armiku ka goditur me qëllim edhe herën e dytë”, tha kreu i Policisë Kombëtare, Ivan Vyhivskyji. Nga më shumë se 80 të plagosur pas rënies së raketave  ruse, shumica janë pjesëtarë të forcave të shpëtimit, sidomos policë. Mes viktimave është edhe zëvendësdrejtuesi i Mbrojtjes nga Katastrofat i rajonit, Donjeck.

“Skenar tipik rus”

Kreu i administratës së qytetit, Pokrovsk, Serhij Dobriak e quajti distancën kohore të goditjes me raketa një skenar tipik rus. “Kur vijnë ndihmësit, për të shpëtuar jetët e njerëzve, godet edhe një raketë tjetër dhe numri i viktimave në njerëz rritet.”

Rusia që nga fillimi i luftës ka përdorur taktiktën e njohur në zhargonin ushtarak “si goditja e dyfishtë”. Me ketë një objektiv i caktuar goditet rreth 30 minuta pas goditjes së parë, ku shpesh me këtë qëllohen forcat e shpëtimit në vendngjarje. Trupat ruse e përdorën këtë taktikë në luftën civile siriane.

Edhe kreu i administratës rajonale, Pavlo Kyrylenko është shprehur, se në distancën mes sulmeve me raketa të hënën megjithatë mundën të shpëtoheshin njerëz. “Nëse brenda 10 minutash nuk do të kishim marrë masa shtesë, pasojat e tmerrshme të këtyre dy sulmeve me raketa do të kishin qenë më të rënda”, është shprehur Kyrylenko.

Koordinatorja e OKB-së për ndihmat humanitare, Denise Brown e ka quajtur sulmin rus me raketa në Pokrovsk absolutisht të pamëshirshëm dhe një shkelje të rëndë rë së drejtës ndërkombëtare, që injoron çdo lloj humaniteti.

Rusia nga ana e saj është shprehur se në Pokrovsk ka goditur vetëm një pikë komandoje të ushtrisë ukrainase. Por mes ndërtesave të shkatërruara është edhe një hotel, ku shpesh qëndrojnë gazetarë, mes tyre dhe gazetarë gjermanë të ARD-së./ DW

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re