Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se minat detare të vërejtura në Turqi dhe Rumani më 26-28 mars është përcaktuar se nuk janë të regjistruara tek Forcat e Detare të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2022.

Në një deklaratë nga faqja zyrtare e internetit të ministrisë thuhet se Rusia duke përdorur minat detare që ka konfiskuar gjatë pushtimit të përkohshëm të qytetit Sivastopol të Ukrainës në vitin 2014, po përpiqet me qëllim që të provokojë dhe diskretitojë Ukrainën në prani të partnerëve ndërkombëtarë.

Në deklaratë thuhet se Rusia minat detare në të gjithë ngushticat Azov, Kerç dhe në Detin e Zi i ka kthyer qëllimisht në armët e saj të veprimit “de facto” pa dallim të cilat para së gjithash kërcënojnë jetën e njeriut dhe transportin civil në det.

Forcat Detare të Rusisë të cilat kanë filluar një luftë me gamë të gjerë kundër Ukrainës, përveçse kapin e shkatërrojnë anijet civile dhe bombardojnë Ukrainën nga deti, ato po përdorin edhe minat detare si një “mënyrë e re piraterie” thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se përgjegjësia për përdorimin e minave që lëvizin dhe pasojat e tyre të paparashikueshme i përket vetëm Federatës së Rusisë dhe marinës së saj.
Burimi;AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re