Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës.

 

Sipas informacionit te shperndare nga autoritetet ukrainase, nga sulmi mesohet se jane demtuar tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike .

 

“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan. Dhjetëra shtëpi , ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan,” tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.

 

Nderkohe, qyteti ukrainas Kherson mbeti pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë në bombardimet ruse.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re