Duket se Ukraina është e gatshme të ndalojë luftimet për t’i dhënë mundësi diskutimeve. Reuters ka konfirmuar se Ukraina është e gatshme të diskutojë me Rusinë edhe për statusin e saj neutral në lidhje me NATO-n.

Siç raporton Reuters, këshilltari i Presidentit, Mykhailo Podolyak, tha:

“Nëse bisedimet janë të mundshme, ato duhen mbajtur. Nëse në Moskë thonë se duan të flasin, përfshi dhe për statusin neutral, ne nuk jemi të frikësuar nga kjo, mund të flasim edhe për këtë”

Aktualisht Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, edhe pse dëshira e shtetit ka qenë anëtarësimi i saj, një vendim që është kundërshtuar fuqimisht nga pala ruse, e cila krizën e solli në luftë.

Pas kësaj kërkese, Kremlini ka reaguar duke thënë se e ka marrë në shqyrtim kërkesën e Presidentit ukrainas, raporton po Reuters.

“Kemi mbajtur shënimet tona. Duket si një zhvillim pozitiv”-reagoi pala ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk do të komentonte nëse do të zhvillohej ndonjë takim i mundshëm mes palëve, por vetëm se pretendimet e Moskës mbeten të pandryshuara. Prej kohësh Rusia kërkon garanci që Ukraina kurrë të mos i bashkohet NATO-s.



Post Views:
23

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re