Skip to content

Ukraina: Forcat ruse godasin stacionin e trenit në Kramatorsk, të paktën 30 civilë humbin jetën

Hekurudhat e Ukrainës njoftojnë se të paktën 30 civilë që ishin duke pritur evakuim kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e raketës së hedhur nga forcat ruse në stacionin e trenit të qytetit Kramatorsk në rajonin Donetsk.

“Dy raketa qëlluan stacionin e trenit në Kramatorsk. Sipas vlerësimeve të para, mbi 30 civilë humbën jetën, ndërsa mbi 100 civilë u plagosën”, thuhet në njoftimin e lëshuar në Telegram nga Hekurudhat e Ukrainës.

Në pamjet e publikuara nga sulmi mund të shihen civilët me valixhet e tyre dhe punonjësit e stacionit të shtrirë përtokë në gjak.

Guvernatori i Donetsk-ut, Pavel Kirilenko, njoftoi se stacioni u qëllua me raketën Iskander që përmban bomba thërrmuese.
Burimi:AA