Lufta e përgjakshme në Ukrainë, krahas viktimave ka sjellë edhe dëme të mëdha psikologjike, ku shumë prej të prekurve janë edhe të mitur. Ukraina thekson se mijra të mitur janë torturuar, abuzuar fizikisht dhe emocionalisht si pasojë e krimeve ruse.

 

Ukraina ka hapur më shumë se 3,000 çështje penale mbi krimet e dyshuara të Rusisë kundër fëmijëve në vend. Akuzat përfshijnë vrasje, gjymtime, rrëmbim të fëmijëve, zhvendosje të detyruar, dëbim, dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe rrëmbim. Sipas autoriteteve janë dokumentuar më shumë se 3200 krime të tilla, që përfshijnë rrëmbim dhe torturë të fëmijëve.

 

Që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, autoritetet ukrainase, grupet e të drejtave, organet ndërkombëtare dhe organizatat e lajmeve kanë dokumentuar  një  numër dërrmues provash  për krimet e dyshuara ruse  të luftës  dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

 

Rusia i ka mohuar vazhdimisht këto akuza për torturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

 

Prokurorët dokumentuan 75 fëmijë që pësuan forma të ndryshme torturash nga forcat ruse.Të paktën 69 prej tyre ndodheshin në fshatin Yahidne, në rajonin verior të Ukrainës Chernihiv. Fëmijët u mbajtën në bodrumin e një shkolle së bashku me të rriturit dhe kushtet dhe trajtimi i tyre ishtë njësoj.

 

Raste të izoluara të torturës së fëmijëve u dokumentuan gjithashtu në rajonet jugore të Khersonit dhe në rajonet verilindore të Kharkiv-it, ku fëmijëve u privohej liria e tyre dhe iu nënshtruan torturës fizike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re